Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të zgjidhur problemin me Greqinë

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq, në një intervistë për TV21 ka komentuar edhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ai mes tjerash theksoi se Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të debllokuar procesin me Greqinë.

“Ne e dimë se një prej atyre çështjeve ka qenë prej kohësh çështja e integrimit të Maqedonisë. Për fat të mirë, u arrit një marrëveshje në atë mosmarrëveshje të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë, u gjete një zgjidhje tani me Maqedoninë e Veriut falë fleksibilitetit të jashtëzakonshëm të politikës, e cila është për çdo respekt. Tani kemi një bllokim tjetër për shkak të marrëdhënieve me një vend tjetër fqinj, Bullgarinë”, tha për TV21, Millo Gjukanoviq – President i Malit të Zi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey