Gjumi i tepërt, i dëmshëm për shëndet

Shumica e njerëzve e dinë që nëse nuk plotësojmë orët e duhura të gjumit mund të kemi probleme në shëndet. Mirëpo edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndet.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat. Të vegjëlit kanë nevojë të flejnë më shumë. Ndërsa për një të rritur duhen 7-8 orë gjumë. Studimet e Johns Hopkins Medicine tregojnë për këtë problem.

Por nëse e teproni dhe fleni më shumë se që duhet atëherë mund të iu shfaqen këto probleme:

-Diabeti i tipit 2

-Sëmundjet e zemrës

-Obeziteti

-Depresioni

-Kokëdhimbjet

-Rrezik i madh i vdekjes nga një sëmundje e rëndë

Ndërkohë dihet se kur jeni të sëmurë mund të kërkohet që të fleni më shumë, si dhe edhe dhimbjet e shumta preferojnë gjumin si shërim. Për ndonjë simptomë duhet që menjëherë të konsultoheni me mjekun e juaj.

Normalisht preferohet që të ngriteni herët, pasi që produktiviteti është më i madh. Për këtë iu duhet që edhe të flini më herët dhe të mos e ndjekni jetën e natës.

The post Gjumi i tepërt, i dëmshëm për shëndet appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=148001
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit