Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e çështjes për logon dhe vulën e PD, Bardhi: Apeli t’i japë fund tejzgjatjes absurde!  

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Apeli duhet t’i japë fund tejzgjatjes së çështjes së logos dhe vulës së PD, pasi Gjykata e Lartë vendosi rishqyrtimin e saj.  Gazment Bardhi shprehet se Gjykata e Apelit duhet t’i japë fund “këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet […]

Mars 19, 2024 - 19:00
 0  5
Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e çështjes për logon dhe vulën e PD, Bardhi: Apeli t’i japë fund tejzgjatjes absurde!  

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Apeli duhet t’i japë fund tejzgjatjes së çështjes së logos dhe vulës së PD, pasi Gjykata e Lartë vendosi rishqyrtimin e saj. 

Gazment Bardhi shprehet se Gjykata e Apelit duhet t’i japë fund “këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike”. 

Kreu i Grupit të PD-së deklaroi se çdo zvarritje do të ishte e papranueshme pasi sipas tij dëmton opozitën. 

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjA menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike. 

PD është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, -shprehet Bardhi.