Gjykata pezullon rrënimin e objektit të “Abi Çarshia”

Sharing is caring!

Gjykata Themelore në Prizren pak minuta para se të fillojnë rrënimet në pjesën në të cilën pretendohej që ishte pa leje ndërtimi në objektin “Abi Çarshia”, ka nxjerrë një vendim përmes së cilës i ndalon Komunës së Prizrenit rrënimin e kësaj pjese.

Avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Betim Kadolli, i ka quajtur të ngutshme veprimet e inspektoratit. I njëjti ka kërkuar edhe dëmshpërblim, për çka sipas tij, dëmi është jashtëzakonisht i madh.

Investitori “Abi Çarshia” kishte vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen e makinerive të komunës.

The post Gjykata pezullon rrënimin e objektit të “Abi Çarshia” appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares