Gjykata Speciale merr vendim ndaj Salih Mustafës

Merret vendim

Të arrestuarit të parë nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa i është vazhduar masa e paraburgimit në kuadër të gjykimit që po i bëhet në Hagë.

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është marrë vendim që t’i vazhdohet paraburgimi deri më 5 korrik 2021.

Ky vendim është marrë gjatë ditës së djeshme, raporton lajmi.net.

Për rastin e Salih Mustafës i akuzuar për kinse krime lufte thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.

Salih Mustafa do të vazhdojë të jetë në paraburgim edhe për më tepër se një muaj. Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale në Kosovë. Ai ishte arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ndërsa më 28 tetor ai u sfhaq për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Speciale në Hagë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey