Gjykata Supreme refuzon kërkesën e mbrojtjes së Suzana Zogianit

Supremja refuzon kërkesën e mbrojtjes së Suzana Zogianit.

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të mbrojtjes së Suzana Zogiani-Sekiraqa për vrasjen e bashkëshortit, Artan Sekiraqa me sëpatë në Francë, gjatë vitit 2018, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të Supremes, Suzana është dënuar me 25 vjet burgim, teksa dënimin është duke e vuajtur nga vitit 2018.

“Prishtinë, 30 mars 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtëses së të dënuarës S.Z. – S., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Kr.imeve të Rënda PKR.nr.37/2019 datë 17 dhjetor 2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.133/2020 datë 3.07.2020, për veprën penale të vrasjes së rëndë. E akuzuara S.Z.-S. është shpall fajtore për veprën penale vrasje e rëndë, për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) viteve, në të cilin i është llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim prej 5.10.2018 e tutje”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, në shtatorin e vitit 2018 ka privuar nga jeta bashkëshortin e saj Artan Sekiraqa.

Ngjarja kishte ndodhur në qytetin Dole të Francës, ku sipas aktgjykimit, Suzana kishte goditur 11 herë me sëpatë bashkëshortin e saj.

Pas vrasjes, Suzana kishte marrë rrugën drejtë Kosovës, bashkë me dy fëmijët e saj. më pas, siç ka deklaruar ajo, është paraqitur në ambasadën e Francës në Kosovë, duke kërkuar që të kthehet në Francë, gjë e cila nuk i është mundësuar.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj. Madje, ajo ka thënë se ai kishte dhunuar djalin.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtore, duke shqiptuar dënim me burgim prej 25 vjetësh.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey