Gjykimi i shkurtuar/ Pse ky lloj gjykimi po rrrezikon të kthehet në një proces të zakonshëm?

Kujtim Gjuzi zbulon “amanetin” e të atit: Ja pse konsumoj byrekë me dhallë (FOTO)

Kujtim Gjuzi zbulon “amanetin” e të atit: Ja pse konsumoj byrekë me dhallë (FOTO)

Gjykimi i shkurtuar hyn në kategorinë e gjykimeve të posaçme, i cili është parashikuar nga nenet 403-406 të KPP-së (Kodi i Procedurës Penale). Gjykata, kur i pandehuri ka bërë kërkesë që të procedohet me këtë lloj gjykimi, nëse çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar.

Pra, gjykimi i shkurtuar nuk realizohet automatikisht vetëm me kërkesën e të pandehurit, por kërkon edhe miratimin e gjyqtarit, i cili mund të refuzojë kërkesën nëse mendon se është i nevojshëm një proces i mirëfilltë penal.

Të paktën kështu qëndron në parim, por edhe teknikisht parashikimi i dispozitave mbi përcaktimin e gjykimit të shkurtuar. Zakonsht ky lloj gjykimi zhvillohet atëherë kur gjykata kompetente ka marrë kërkesë nga pala e pandehur, gjithmonë përpara fillimit të seancës së shqyrtimit. Po në parim duhet thënë që gjykimi i shkurtuar pranohet në rastet kur gjykata e sheh të arsyshme bazuar në dy faktorë: së pari për ekonomi gjyqësore, dhe së dyti për të mos vazhduar më tej me diskutimin apo shqyrtimin e fakteve.

Nga ana tjetër edhe vetë pala e pandehur duhet thënë që në këtë moment heq dorë nga disa të drejta, siç është ajo e barazisë së “armëve” dhe nga parimi i kontradiktorialitetit, ose diskutimit në seancë gjyqësore. Ligjërisht gjykimi i shkurtuar nuk mund të pranohet në të gjitha rastet, kjo për të mos cënuar parimin e dhënies së drejtësisë, ndaj edhe i është dhënë e drejtë organit të prokurorisë që edhe të mund të bëjë ankim në momentin kur gjykata e pranon kërkesën e palës për gjykim të shkurtuar.

Për gjykimin e shkurtuar ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku sipas vendimit nr. 4 date 10. 02. 2012 të Gjykata thekson që në këndvështrimin kushtetues, Gjykata Kushtetuese çmon se gjykimi i shkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen dorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuri nga disa aspekte themelore të së drejtës për një proces të rregullt ligjor.

Por përtej rregullimit ligjor që sërish duhet thënë është evaziv, pasi nuk ka një standart që do të përcaktonte në mënyrë të mirëfilltë subjektet që përfitojnë nga ky proces, në jo pak raste nga gjykimi i shkurtuar kanë përfituar edhe shumë persona që kanë kryer krime të tmerrshme dhe që mbase do duhej të dënoheshin me burgim të përjtshëm.

Duke përfituar pikërisht nga ky gjykimi i shkurtuar ata i kanë shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm, dhe janë dënuar maksimalisht me 25 vite. Ndaj edhe përdorimi i shpeshtë i dispozitës për gjykimin e shkurtuar mund të bëhet edhe i rrezikshëm ndonjëherë, pasi cënon direkt parimin e dhënies së drejtësisë dhe humbjen e besimit tek sistemi gjyqësor.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey