Gjyqtari holandez, Danny Makkelie i ka kërkuar falje Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë për golin e palejuar ndaj Serbisë, përcjell “Zeri.info”.
Portugali barazoi 2:2 ndaj Serbisë në Beograd, mirëpo kjo ndeshje vëmendjen më të madhe e pati kur një top i goditur nga Cristiano Ronaldo e kishte kaluar vijën e portës, mirëpo nuk ishte pranuar.
Makkelie tashmë e ka pranuar gabimin e tij derisa tani i vije keq që nuk e pranoi golin e Ronaldos.
Cristiano Ronaldo kishte reaguar ashpër edhe sa ishte në fushë duke u larguar i frustruar nga fusha. /Zeri.info