Gjysma e komunave në Maqedoni nuk kanë publikuar informacione për shërbimet që i ofrojnë

Cilësia ekzistuese e shërbimeve të cilat i sigurojnë Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) në ueb portale nuk ofron shërbim efektiv dhe të shpejtë për qytetarët, as trajtim të barabartë dhe qasje për secilin qytetar dhe person juridik.

Këtë e konfirmoi Enti Shtetëror i Revizionit në raportin përfundimtar të auditimit nga rishqyrtimi i sistemeve të informacionit si Auditim i suksesit me temë “Cilësia e shërbimeve të cilat i japin BNJVL përmes ueb portaleve të veta”.

“Disponueshmëria e shërbimeve elektronike në Internet me zbatimin e Standardeve për qasje në Internet të shërbimeve elektronike nuk është akoma në nivelin e duhur. Lëvizja nëpër ueb-portalet dhe ofrimi i shërbimeve elektronike, si dhe qasja drejt informacioneve, udhëzimeve dhe formularëve për një shërbim të caktuar nuk janë të unifikuara për të gjitha NJVL-të, ndërsa kërkimi i përmbajtjes në internet është gjithashtu problematik”, kumtoi ESHR.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey