Glauk Konjufca dorëzon edhe zyrtarisht detyrën tek presidentja Vjosa Osmani

Glauk Konjufca dorëzon detyrën tek presidentja Vjosa Osmani.

U.D së presidentit të vendit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën presidentes së sapozgjedhur të vendit, Vjosa Osmanit.

Një orë pas zgjedhjes së saj në krye të presidencës së Kosovës, Konjufca e ka dorëzuar zyrtarisht detyrën tek Osmani, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash Konjufca e ka ngritur lartë figurën e Osmanit duke thënë se ajo ishte parimore dhe se gjithnjë punoi për interes të Kosovës dhe se ishte avokate e pakompomis në interesat e kombit.

“Kjo pozitë duhet të përfaqësojë në tërësi popullin, por edhe duhet ta ofrojë atë. Duke e njohur nga afër Vjosa Osmanin e cila u zgjedh presidente nga deputetët sot nuk kam dyshim që këtë përgjegjësi që po e merr do të kryejë me nderin dhe respektin më të lartë për popullin të cilin ajo e përfaqëson. Urime detyra e re, unë do të jem edhe si kryetar i Parlamentit të Kosovës në bashkëpunim shumë të ngushtë me juve, gjithmonë për të mirën e qytetarëve dhe për mbrojtjen e interesave të shtetit tonë. Po ua dorëzojë postin e presidentit me kënaqësi”, tha ai.

“Faleminderit shumë për bashkëpunimin dhe është nder të bashkëpunojmë edhe më tej në çështje të interesit shtetëror. Jam e bindur që ky bashkëpunim do të thellohet ndërmjet institucioneve tona jo vetëm sepse jemi në të njëjtën ndërtesë dhe jemi afër, por mbi të gjitha e kemi shumë afër secili prej nesh interesin e qytetarëve tanë dhe është ajo që na ka bashkuar e do të na bashkojë.Dera e këtij institucioni do të jetë e hapur për të gjithë dhe bashkëpunuese me të gjitha partitë me shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët tanë në mënyrë që të avancojmë Republikën tonë drejt interesave strategjike. Jam e bindur që do të përballemi me shumë sfida e ato do të mund ti tejkalojmë kur qëndrojmë bashkë përballë tyre.Por edhe fitoret do ti festojmë bashkë. Ju falënderoj shumë për punën tuaj të dinjitetshme, jam e lumtur që këtë bashkëpunim do të vazhdojmë në punë të mira dhe të ndershme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey