Glauk Konjufca takohet me Ilir Metën

Konjufca takohet me Ilir Metën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Pas takimit me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi, Konjufca është pritur në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Konjufca në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërsa Konjufca në një konferencë të përbashkët me Ruçin pas takimit tha se Kosova dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta dhe se edhe politika duhet të bëhet e përbashkët.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledh kontributin e madh e të çmuar që Shqipëria e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, Kosovën. Ne kemi interesa të përbashkëta meqenëse jemi në komb. Të tillë mendoj se duhet ta kemi edhe politikën”, tha Konjufca.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey