Glauk Konjufcës nuk pëlqen termi “kryesues i seancës”, i reagon deputetes së VV-së

Konjufcës si pëlqen termi “kryesues i seancës”, i reagon deputetes së VV-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar sot të qeshura në seancën ku po diskutohet lidhur me shqyrtimin e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”, shkruan Gazeta Express.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku teksa e mori fjalën, Konjufcës iu drejtua me kryesues të seancës.

“Përshëndetje për kryesuesin e seancës, kabinet qeveritar, koleg deputetë, media të shkruara..”, ka thënë Sadiku.

I menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës, që ia rikujtoi asaj që është kryetar i Kuvendit dhe jo kryesues i seancës.

“Unë jam kryetari Mirlindë”, ia ktheu Konjufca.

Pas kësaj deklarate të Konjufcës, deputetja e VV-së i kërkoi falje atij.

“Um fal kryetari pra”, tha Sadiku.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey