Globe Soccer Awards: Mbappe lojtari më i mirë i vitit

Në Dubai u mbajt ceremonia e ndarje së çmimeve Globe Soccer Awards. Në këtë ceremoni sulmuesi i Paris Saint Germain Kylian Mbappe, është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2021.

Ai arriti ta fitojë këtë çmim para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Këto janë të gjitha çmimet që u dhanë në Globe Awards:

Skuadra më e mirë e femrave: FC Barcelona;

Lojtarja më e mirë femër: Alexia Putellas;

Mbrojtësi më i mirë i vitit: Leonardo Bonnucci;

Drejtoresha më e mirë sportive: Txiki Begiristain;

Përfaqësuesi më i mirë: Federico Pastorello;

Përzgjedhja më e mirë: Italia;

Golashënuesi më i mirë i gjithë historisë: Cristiano Ronaldo;

Trajneri më i mirë i vitit: Roberto Mancini;

Çmimi për karrierën sportive: Ronaldinho;

Çmimi ‘Maradona’ për golashënuesin e vitit: Robert Lewandowski;

Lojtari më i mirë i vitit: Kylian Mbappé;

Çmimi Lojtari më i mirë i Vitit i zgjedhur nga Përdoruesit e ‘Tik Tok’: Robert Lewandowski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey