Gold Ag i bën dedikimin më të bukur të birit në 5 mujorin e lindjes

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra mirëpritën fëmijën e tyre të parë me 28 Nëntor. Ardhja në jetë e djalit, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril, në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ishte një gëzim i dyfishtë për dyshen e njohur.

Guerili po rritet dita ditës dhe këngëtari nuk i ka kursyer momentet e bukura me të në rrjete sociale, megjithëse nuk e ka zbuluar portretin e tij. Së fundmi, vogëlushi ka bërë 5 muajsh dhe Gold Ag ka shkruar disa fjalë prekëse, krahas fotos duke mbajtur dorën e të birit.

“Djali jem i urtë, kjo dorë është e sigurtë. Sot 5 muaj 28 Prill.”, ka shkruar Gold Ag. Kujtojmë që para disa ditësh, gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se i biri i ngjante më shumë atij ndërsa sytë i ka marrë nga Ermira.

“Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. Sytë i ka si të Ermirës. Është diçka që nuk është as në dorën time, as në dorë të Ermirës, kështu ka dashur Zoti, kujtdo t’i ngjante nuk do të kishte rëndësi, e rëndësishme është që të ketë shëndet”, tha Gold Ag.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey