Golden Stejt është lider në Perëndim, disfata për Çikagon e Lejkersin

Skuadra e Golden Stejtit rimerr kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores 96-82 ndaj Klivlend Kavalirs. Stefon Kerri me 28 pikë ishte më i miri në parket për vendasit, të cilët regjistruan fitoren e 30-të në NBA, në këtë sezon.

Çikago mbron kreun e renditjes në Lindje, pavarësisht humbjes 113-99 në fushën e Dallasit. Donçiç ishte fantastik në fushë, autor i një “triple double” (22 pikë, 14 kërcime dhe 14 asiste).

Nuk ndalet ekipi i Memfisit, që korri fitoren e 9-të radhazi. Viktima e radhës ishte ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që u mund 127-119. Për miqtë u dalluan Bane me 23 pikë e Xhekson me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e LeBron Xhejmsit për vendasit.

Rikthehet te suksesi skuadra e Bruklinit, që në sekondat e fundit mundi 121-119 San Antonio, ndeshje ku u dalluan Durant me 28 e Harden me 26 pikë. Fiton edhe Denver, që mundi 99-95 Oklahomën, falë 22 pikëve të Jokiçit dhe po aq edhe të Morrisit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey