Golf 2-shi hyn në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi”, i vë në rrezik të gjithë (Foto)

Orientimi për shoferët kosovarë ka nisur të kthehet në problem nëpër austostrada. Ka pasur disa raste të rrezikshme të hyrjeve të gabuara të mjeteve në anën e kundërt, dhe incidenti më i fundit ka ndodhur mëngjesin në autostradën “Arbën Xhaferri”.

Një makinë ka hyrë në korsinë e kundert, duke shkaktuar jo vetëm pështjellim në trafik, por duke vënë gjithashtu seriozisht në rrezik edhe jetët e drejtuesit dhe pasagjerëve të saj, si dhe ato të personave që drejtonin mjetet e tjera në atë rrugë.

Ilustrimin e rastit e bën qartë kjo foto e dërguar në adresën e “Indeksonline” ku shihet fare mirë hyrja e gabuar e automjetit të tipit “Golf-2” .

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey