Goli i Xhakës kundër United zgjedhet goli më i mirë i sezonit te Arsenali – video

Arsenali ka zbuluar fituesin e golit më të mirë të sezonit 2021/22, i cili është prezantuar nga “Sportsbet.io”.

Ka pasur shumë gola të jashtëzakonshëm te skuadra e Arsenalit gjatë sezonit që lamë pas, por në krye të sondazhit, siç u votua nga tifozët, ishte goli e Granit Xhakës kundër Manchester United.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane e gjuaji topin nga 25 metra larg portës në ndeshjen në “Emirates” dhe lëshoi një goditje të pandalshme pas David De Geas në këndin e poshtëm të golit.

Goli i bukur i Xhakës mori 31 për qind të votave totale të hedhura në sondazhin zyrtar të Arsenali.

Golin e Xhakës e gjeni më poshtë nga minuta e 4:45.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey