Gostivar, shoferi i autobusit thotë se është rrahur nga një nxënës

Një shoferi i autobusit nga Gostivari ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një nxënës që po udhëtonte në autobus. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Me datën 10.11.2023 në ora 20.40 në Departamentin e Policisë “Gallatë”, N.Z.(64) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 19.30 duke drejtuar […]

Nëntor 11, 2023 - 19:30
 0  5
Gostivar, shoferi i autobusit thotë se është rrahur nga një nxënës

Një shoferi i autobusit nga Gostivari ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një nxënës që po udhëtonte në autobus. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datën 10.11.2023 në ora 20.40 në Departamentin e Policisë “Gallatë”, N.Z.(64) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 19.30 duke drejtuar autobusin me nxënës dhe duke udhëtuar me të në linjë nga Gostivari për në fshatin Negotinë, është sulmuar fizikisht nga një i mitur nga fshati Negotinë, i cili udhëtonte në autobus. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.