Gostivarasi sulmoi fizikisht të fejuarën e tij nga Shqipëria

Një shtetase e Shqipërisë në Sektorin për Punë të Brendshme ka raportuar se ka qenë e sulmuar nga i fejuari i saj nga Gostivari. Policia ka arrestuar 27-vjeçarin nga Gostivari.

“Më (09-qershor) në ora 01:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin N.Z. nga Gostivari, i cili njëzet minuta më herët kishte qenë i denoncuar nga e fejuara e tij 32- vjeçare nga Republika e Shqipërisë, se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë ku jetonin së bashku. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet”, thonë nga MPB.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey