Gratë që janë shtatzëna dhe xhenxhefili

Shpesh quhet ilaç universal për shkak të efektit preventiv që ka ndaj shumë problemeve shëndetësore, mirëpo mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm

Forca e xhenxhefilit vërtet është e pabesueshme. Është një nga erëzat më të shëndetshme që mund ta keni në kuzhinë, transmeton KosovaToday.

Shpesh quhet ilaç universal për shkak të efektit preventiv ndaj shumë problemeve shëndetësore, madje edhe ndaj atyre më serioze.

Janë të shumta përfitimet falë këtij produkti natyral: anti inflamator, ndihmon tretjen, lehtëson e parandalon ftohjet dhe gripin, zvogëlon dhimbje të natyrave të ndryshme që nga menstruacionet, artriti, por gjithashtu edhe në raste dhimbje koke.

Për shkak të cilësive antiseptike që ka, përdoret për qëllime mjekësore tashmë shumë vite, mirëpo duhet pasur parasysh që xhenxhefili nuk rekomandohet për çdo problem shëndetësor dhe jo për secilin person.

Nëse keni ndonjë çrregullim në gjak

Nëse vuani nga mbipesha apo keni sëmundje të zemrës, xhenxhefili e bën mrekullinë; sepse ndikon në përshpejtimin e qarkullimit.

Nëse keni hemofili atëherë xhenxhefili mundet të jetë i rrezikshëm për juve. Hemofilia nuk lejon trashjen e gjakut.

Njerëzit që përdorin ilaçe për tensionin e lartë të gjakut

Disa ilaçe që përdoren për të kontrolluar tensionin e lartë mund të lidhen me xhenxhefilin, duke ndikuar në uljen e presionit të qarkullimit të gjakut dhe/ose të ulin rrahjet e zemrës në nivele të dëmshme, duke rezultuar në rrahje zemre të parregullta ose komplikime të tjera.

Diskutoni me mjekun tuaj nëse doni të përdorni xhenxhefil.

Njerëzit që mjekohen për diabet

Xhenxhefili ka tendencë të natyrshme që pakëson sheqerit në gjak dhe për këtë arsye është një 8 erëzat dhe barërat natyrorë më të mirë për diabetin e tipit 2. Për ata që kanë diabet dhe për para-diabetikët, që e kontrollojnë gjendjen e tyre vetëm me dietë, ky mund të jetë një lajm i mirëpritur.

Megjithatë, njerëzit që marrin ilaçe (të tillë si Metformin ose ilaçe të ngjashëm, apo përdorin insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak) për diabetin duhen të jenë vigjilentë ndaj efektit të xhenxhefilit mbi sheqerin në gjak dhe të diskutojnë për përdorimin e xhenxhefilit me mjekët e tyre.

Xhenxhefili dhe gurët e tëmthit

Njerëzit me gurë në tëmth mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore nëse përdorin xhenxhefil.

Fshikëza e tëmthit ka një strukturë si qeskë e vogël, e cila gjendet nën mëlçi dhe lidhet me të nga gypi biliar. Fshikëza e tëmthit vepron si magazinuese për bilën, e cila redukton yndyrën e tepërt në zorrë.

Kur konsumohet xhenxhefil në sasi të mëdha, krijimi i bilës mund të rritet dhe shkalla e madhe e kontraktimeve të tëmthit mund të acarojë gurët në tëmth dhe të bëjë që të kalojnë në kanalet biliare. Një gur i bllokuar në kanalin biliar mund të shkaktojë sëmundje të rënda që mund të kërkojnë një operacioni urgjent.

Gratë që janë shtatzëna dhe xhenxhefili

Sipas U.S National Library of Medicine përdorimi i xhenxhefilit gjatë shtatzënisë është i diskutueshëm. Megjithatë, hulumtimet në gratë shtatzëna rekomandojmë që xhenxhefili mund të përdoret në mënyrë të sigurtë gjatë orëve të mëngjesit pa dëmtuar fëmijën.

Rreziku për keqformime në foshnjat e grave që marrin xhenxhefil nuk është më i madh se norma e zakonshme e 1% deri në 3%. Gjithashtu nuk duket se përbën kërcënim për lindje të parakohshme apo për lindjes në peshë të ulët.

Ka disa shqetësime që xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, prandaj disa specialistë këshillojnë mospërdorimin e tij afër datës së lindjes së bebit. Para se të përdorni xhenxhefil gjatë shtatzënisë, flisni më parë me mjekun. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 30, 2019 10:07 am ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=154491
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit