Grealish replikon me Keane: Kërkova të gjuaj penallti, vendimin e mori trajneri

Ish mesfushori i Manchester United, Roy Keane sulmoi dy nga yjet e Anglisë, Jack Grealish dhe Raheem Sterling, duke i akuzuar se iu shmangën përgjegjësisë së goditjes së penalltive, duke lënë fatet e finales në këmbët e një 19-vjeçari si Saka.

“Nëse je një Grealish apo një Sterling, nuk mund të rrish ulur dhe t’i shmangesh përgjegjësisë, duke lënë që penalltinë vendimtare ta gjuajë një i ri si Saka”, deklaroi Keane në përfundim të ndeshjes.

Megjithatë sulmuesi anësor që këtë sezon spikati me fanellën e Aston Villa-s, JacK Grealish vendosi t’i replikojë menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi zbuloi se ai ka kërkuar që të gjuajë një penallti.

“Kam thënë që dua të gjuaj një penallti. Trajneri ka marrë shumë vendime të drejta gjatë këtij turneu dhe i zgjodhi ai gjuajtësit edhe në finale, megjithatë nuk lejoj njeri të më akuzojë se iu shmanga ekzekutimit të penalltisë në momentin që duhej”, shkroi Grealish.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey