“Greenpass-i” për Covid-19, Filipçe: Po presim koordinimin mes laboratorëve

-Edhe pa aplikacionin elektronik, qytetarët nuk kanë problem për udhëtim, por do të kenë një mjet shtesë, kështu e komentoi vonesën e të ashtuquajturit certifikata elektronik të Covid-19 për udhëtim ministri Venko Filipçe, transmeton Alsat. Sipas tij, aplikacion pritet të jetë gati gjatë javës tjetër, pas tejkalimit të problemeve teknike që kanë laboratorët në vend.

“Po presim koordinimin me të gjitha laboratorët e akredituar, nuk duam ta lëshojmë “passin” që të vlejë vetëm për disa laboratorë. Të gjitha 21-22 laboratorë duhet të kryejnë disa përgatitje teknike, që QR kodi i tyre të hyn në aplikacion…kjo e ka zgjatur procesin që duhej të jetë gati nga java e kaluar., besoj që deri në fund të kësaj jave do të finalizohet”, pohoi Filipçe./alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey