Greqia do të dhurojë nga 20.000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Greqia do të dorëzojë gjithsej 40.000 doza vaksinash Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, tha sot zëdhënësja e qeverisë së Greqisë.

“Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre, do të ofrojë vaksina, pra 20.000 doza për Maqedoninë e Veriut dhe 20.000 doza për Shqipërinë”, tha zëdhënësja Aristotelija Peloni në një konferencë shtypi.
Peloni nuk specifikoi se kur do të ndodhte kjo.

U njoftua sot se Bullgaria gjithashtu planifikon të dhurojë deri në 150.000 vaksina Astra Zeneca për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha Ministri Teknik i Shëndetësisë së Bullgarisë Stojço Kacarov.

“Fatkeqësisht, procedura është shumë e vështirë. Kërkohet pëlqimi me KE dhe prodhuesin, pavarësisht nëse dhuroni apo shisni vaksina dhe zgjat shumë kohë. “Ne këtë e hulumtuam mirë”, tha Kacarov./Telegrafi/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey