Gresa poston foton e parë me djalin e saj

Gresa Behluli, është njëra nga artistet që është shumë e dashur për publikun.

Ajo ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri, pasi para katër muajve është bërë nënë për herë të parë, shkruan ORAinfo.

Gresa, muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin, Dielli. Zakonisht jemi mësuar se figurat publike të mos i postojnë fytyrat e fëmijëve të tyre, por një gjë të tillë duket se nuk i pengon Gresës.

Këngëtarja ka postuar foton me të birin e saj, i cili duket i lumtur në krahët e nënës së tij. Sa bukur duken nënë e bir së bashku./ORAinfo/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey