Gresa zbulon se ku do ta lind djalin e saj

Ajo për momentin është femra më e komentuar.

Gresa Behluli, është kthyer plotësisht në vëmendjen e publikut për shkak të hitit “Numero Uno” në bashkëpunim me motren e saj Besianen, por edhe për zhvillimet në jetën private.

Fakti se do të bëhet nënë së shpejti, ka bërë që publiku të jetë i interesuar për çdo gjë që ka të bëjë me të.

Në një intervistë këngëtarja ka deklaruar se gjatë gjithë shtatzënisë ka qenë tejet aktive, ka punuar, xhiruar dhe është ushqyer shëndetshëm.

Gresa Behluli ka bërë të ditur se do ta lind fëmijën në Kosovë dhe se asnjëherë nuk ka menduar për një opsion tjetër, kjo për faktin se është mjaftë e lidhur me vendlindjes.

“Kam pasur mundësi të jetoj kudo, në çdo vend të botës, por kam qëndruar në Kosovë, andaj edhe të birin do ta lind këtu”, ka thënë këngëtarja që është në muajin e 9-të të shtatzënisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey