Grindet me bashkëshortin, nëna e tre fëmijëve tenton vetëvrasjen me helm miu

Mbarime Boduri ndodhet mes jetës dhe vdekjes. E gjithë kjo ka ndodhur pas një grindjeje me bashkëshortin, teksa nëna e tre fëmijëve ka vendosur t’i japë fund jetës duke pirë bar miu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës, teksa 60-vjeçarja nënë e tre fëmijëve pas një grindjeje të fortë me bashkëshortin e saj ka shkuar në dhomë dhe ka pirë helm.

Gruaja është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndrri i saj. Kanë qenë këta të fundit që e kanë transportuar gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit, ku ndodhet e shtruar Boduri gruaja ka pirë “bar miu” dhe gjendja e saj është mjaft kritike. Familjarë të 60-vjeçares tregojnë jashtë kamerave se ajo kishte prej kohësh grindje e debate me bashkëshortin, sepse ai pinte vazhdimisht. Mbarime Boduri është nëna e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve. Të dy djemtë e familjes jetojnë jashtë vendit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey