Gruaja nga Tetova sulmohet fizikisht nga ish bashkëshorti i saj

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua 30-vjeçe ka raportuar sulme fizike nga ish bashkëshorti i saj. Nga SPB thonë se po punohet për zbardhjen e plot të rastit.

“Një 30-vjeçare banuese në Tetovë, dje (12-tetor) në orën 11:25 minuta në SPB Tetovë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj S.R. (36), gjithashtu nga Tetova, me të cilin kanë jetuar në të njëjtën shtëpi, gjatë këtij muaji e kishte sulmuar fizikisht disa herë. Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey