Gruaja u arratis me 31 mln paund/S’do ta besoni sa shpenzoi sundimtari i Dubait vetëm për një kalë (FOTO)

Kali i ri, subjekt i një lufte të ashpër ofertash, u ble përfundimisht nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili vizitoi Tattersalls October Yearling Sale, në Newmarket, Angli të martën, për t’u siguruar se ylli i ardhshëm i garave me kuaj do të bëhej i tiji.

“Ai është një kalë me të vërtetë shumë i fuqishëm dhe i shpejtë”, tha përfaqësuesi i Sheikut Anthony Stroud për Tattersalls.

“Sheiku Mohamed e zgjodhi vetë, pasi ai ishte i preferuari për të sot. Kushtoi më shumë nga sa kishim menduar, por për të marrë këta lloj kuajsh duhet investuar shumë”, tha ai.

Dhe në fakt, sundimtari i Dubait pagoi jo pak, por plot 4 mln dollarë për të pasur kalin më të fortë të pistës dhe për të përkëdhelur disi veten pas tradhtisë së gruas së tij të e cila pak kohë më parë zuri faqet e para të mediave.

Princesha Haya nxiti zemërimin e bashkëshortit të saj miliarder disa muaj më parë pasi thuhet se kishte përdorur paratë e familjes për t’i dhënë dhurata bujare truprojës së saj.

Princesha e Lindjes së Mesme iku në Londër dhe bashkëshorti i saj Sheik dyshonte gjatë gjithë kohës për marrëdhënien e saj të ngushtë me një truprojë britanike.

45-vjeçarja braktisi pallatin e saj në Dubai dhe u arratis për në Evropë muajin e kaluar pas një aventure rozë me truprojën e saj, por mori me vete edhe 31 mln paund nga pasuria e sheikut./Marrë nga CNN

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk October 9, 2019 5:39 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=159063
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit