Grubi: BDI e ka fituar Tetovën, Komunën tash e udhëheqë koalicioni VMRO-Levica-Besa

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në emisionin ClickPlus në TV21 theksoi mbrëmë se BDI në zgjedhjet lokale doli fituese në 11 komuna, duke shtuar se në rrethin e parë e ka fituar edhe Komunën e Tetovës, ndërsa në rrethin e dytë ka fituar VMRO-ja dhe Levica.

“Zgjedhjet edhe për këshill komunal edhe për kryetar komune i ka fituar BDI. Në rrethin e dytë ka fituar VMRO-DPMNE-ja dhe Levica, siç ka fituar edhe në Gostivar”, tha Grubi në ClickPlus në TV21.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit BDI doli fituese absolute.

“Ne si BDI kemi dalë fituese në këto zgjedhje lokale. Duke ë pasur parasysh faktin se para katër viteve kemi pasur 10 komuna tani kemi fituar 11 komuna. Në rrethin ë parë ne fituam në Tetovë me diferencë prej 1.000 votash, ndërsa në rrethin ë dytë ne humbën kundrejt koalicionit Besa-VMRO-Levica. Nëse i bëni bashkë gjithashtu të gjitha partitë bashkë ASH-AAA-Besa-PDSH nuk kanë vota sa i kemi ne. Gjithësej 80.000 vota i kanë të gjithë bashkë në këshill ndërsa ne i kemi mbi 106.000 vota”, është shprehur Grubi.

Duke folur për formimin e Qeverisë së re, Grubi tha se kush do të jetë ekzekutivi i ardhshëm i BDI-së do të vendos Ali Ahmeti.

“Unë nuk mund të flas se kush do të jetë ekzekutivi i ardhshëm i BDI-së në Qeveri sepse nuk jam unë ai që duhet ta japë këtë përgjigje. Për këtë më së miri është të pyetet kryetari Ahmeti dhe ai do ta japë përgjigjn ë duhur. Nuk kam dyshim se kushdo që do të jetë në të ardhmen në ekzekutiv nga radhët ë BDI-së këtë do ta bëjë më së miri”, është shprehur Grubi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey