Grubi çka thotë për ASH dhe hyrjen e saj në Qeveri?

Zëvendëskryeministri Artan Grubi për Klan Maqedoni ka folur për Aleancën për Shqiptarët dhe hyrjen e saj të mundshme në Qeverinë aktuale.

Sipas tij, bisedimet për zgjerimin e qeverisë ende nuk kanë arritur në fazën e ndarjes së posteve ministrore.

“Nuk ka pasur takim ndërmjet Ahmetit dhe Taravarit deri sot, përveç takimit të liderëve ku të gjithë ishin në Kuvend. Për të arritur deri te kjo që thoni ju, duhet të jetë procesi shumë i avancuar, por nuk është. Tash po bisedojmë vetëm për krijimin e një fronti të madh proeuropian në Maqedoni të të gjitha forcave politike, të cilat duan ta shohin vendin në përparim e sipër”, deklaroi Artan Grubi, duke shtuar se nuk ka kundërshtime në BDI për përfshirjen e ASH-së në maxhorancën qeveritare .

Ai më tej shtoi se kostoja e fotografisë me “Levicën” u pagua shumë shtrenjtë nga ASH. Ai po ashtu nënvizoi se ASH ka bërë mirë që i ka ndërprerë raportet me VMRO-në e Mickoskit.

“Në radhët e ASH-së ka ndryshime radikale. Në deklaratën e fundit ishte..

“Në radhët e ASH-së ka ndryshime radikale. Në deklaratën e fundit ishte që janë të papranueshme politikat e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk e shohin veten me këtë parti. Brenda disa muajsh ka ndryshim radikal dhe ndërprerje të gjithë komunikimit me VMRO-DPMNE-në…Nuk dua të përziohem në punët e brendshme të asaj partie, por e di që nuk kanë perspektivë aty, e di që votuesit shqiptar nuk do t’i përkrahin në koalicion me VMRO-në”, deklaroi Artan Grubi në Klan Debat përballë gazetares Xhumadije Ibraimi./KlanMacedonia

Loading...