Grubi: Gostivarit i nevojitet ndryshim, atë e kërkojnë vet qytetarët

Duke folur më tej në intervistën e tij për Kanal 5, Grubi ka shtuar se BDI në komunën e Gostivarit ka shpallur Thirrje për kandidat për këshilltarë.

“Gostivari është një histori e veçantë për të gjithë ne dhe kjo është arsyeja pse ne duam të ofrojmë më të mirën dhe ne mendojmë se në Gostivar është absolutisht e nevojshme të ndryshohet sepse e shihni atë që po ndodh në Gostivar. Ju nuk mund të merrni frymë nga deponia në Rusino, nuk mund të dilni në rrugë nga qentë endacak dhe nuk mund të ndizni veturën për të shkuar diku sepse nuk mund të lëvizni një metër në një orë. Qytetarët e Gostivarit i shohin të gjitha këto probleme dhe kërkojnë ndryshim absolut. Ne duam ta sjellim ndryshimin përmes njerëzve që duan të kontribojnë në qytetin e tyre dhe kjo është arsyeja pse ne kemi shpallur Thirrje publike për këshilltarë në komunën e Gostivarit, shpresoj që ata të aplikojnë në numër të madh, e më pas ne do t’i intervistojmë”, ka thënë kështu Grubi.

I pyetur më tej se a duhet të jenë doemos anëtar të partisë, Grubi thotë se nuk është e patjetërsueshme.

“Absolutisht jo, ne duam t’i ofrojmë më të mirën Gostivarit, për Gostivarin dhe të dalim nga kjo agoni, nga deponitë, nga qentë endacak, nga pamundësia për të lëvizur dhe marrë frymë në komunën e Gostivarit”, shton më tej Zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey