Grubi: Hapim mundësi të reja pune me investime inovative

Shkup, 16 Shtator – Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Zaev, kryetari i BDI-së z. Ahmeti, kolegët Bytyqi e Bekteshi, kryetari i Sarajit z. Bexheti, ai i Çairit z. Ganiu, ishin për vizitë tek Fabrika e re për prodhimin e kabllove të kompanisë “One Cable” në Zonën industriale të Sarajit.

“Ju falenderoj shumë për mundesinë t’ju drejtohem në këtë ditë të veçantë për Ju, kur po promovojmë investimin e ri në vlerë prej 3 milionë euro të kompanisë “One Cable”. Është vërtetë kënaqësi e veçantë që sot jemi dëshmitarë të një suksesi tuajin me të cilin koktribuoni në ekonominë e vendit dhe qytetit tonë. Por, do me lejoni të shpreh edhe kënaqësisë që Ju si investitor privat po ftoni drejtuesit e qeverisës dhe të komunave që bashkarisht të shënojmë nismën e punës në këtë objekt. Kjo për mua është shenjë vlerësimi afirmativ nga bota afariste për kushtet të cilat i ofron Qeveria për biznesin, për hapjen e vendeve të reja të punës, për zhvillimin e ndërmarrjeve. Nuk ka Odë ekonomike, nuk ka biznes serioz, vendor e të huaj, që nuk ka gjetur dorën e shtruar të partneritetit tek Qeveria dhe komunat tona. Dhe prandaj jemi këtu. Prandaj jemi të ftuar për ta ndarë gëzimin e suksesit me Ju. Sepse çdo sukses i Juaji është edhe i joni. Sepse ju keni hasur në partner serioz tek Qeveria dhe komuna. Po të ishte ndryshe, ne nuk do ishim sot këtu me Ju”, ka thënë Grubi.

Bëhet fjalë për investim privat prej 3 milionë euro me makineri së sofistikuar dhe bashkëkohore të prodhimit, me ç’rast Grubi ka përgëzuar investitorët për frymën inovative dhe moderne me të cilën po bëhen pjesë e tregut vendor dhe atij ndërkombëtar.

“Prandaj jam shumë krenar për klimën e mirëbesimit dhe të bashkëpunimit që e kemi ndërtuar si qeveri me afaristët sepse interesin e kemi të përbashkët, një shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë ku do të bëjmë jetë edhe me të mirë të gjithë bashkë. I dashur Fatmir dhe Jusuf, Ju po na shihni bashkë këtu sot, Zoran Zaevin dhe Ali Ahmetin, Petre Shilegovin dhe Blerim Bexhetin. Kështu ishim edhe ne ngjarje të tjera sepse ne po ndërtojmë një rrëfim për një Shkup të barabartë, pa dallime nga anët e Vardarit, një Shkup e një Maqedoni te Veriut ku jetohet bashkë e jo të ndarë. Dhe ky bashkëpunim i joni në Qeveri dhe në komuna ju sjell Juve si afarist parashikueshmëri dhe siguri për ta realizuar dhe zhvilluar biznesin Tuaj, pa droje e pa dyshime. Bashkëpunimi jonë konstruktiv i rehaton edhe qytetarët sepse ata nuk duan ndasi, nuk duan një Shkup për ata dhe një Shkup për ne, nuk duan monumente, por duan fabrika, nuk duan përplasje por duan paqe, nuk duan një Qeveri e një komunë për njërin nënë e për tjetrin njerkë. Ju përgëzoj për guximin që të investoni në kohë Pandemie dhe me këtë po inkurajoni edhe investitor të tjerë duke stimuluar afaristë vendas dhe të huaj për ta bërë te njëjtën. Sukseset të ju ndjekin përgjithmonë”, ka theksuar më tej Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey