Grubi i kundërpërgjigjet Aleancës për Shqiptarët

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët akuzon zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin, për propagandë të rrejshme sa i përket ekzistencës së nismës franceze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Edhe pse Artan Grubi para mediave deklaroi se kontesti me Bullgarinë do të marrë fund, Kryeministri i ri në ardhje i Bullgarisë, Kiril Petkov hodhi poshtë mundësinë për heqje të vetos sepse sipas tij nga Maqedonia e Veriut po bëhet më shumë propagandë sesa negociata në këtë drejtim”, thonë nga ASh.

Zëvendëskryeministri Grubi për TV21 tha se nëse dikujt i duket kjo propagandë, atëherë e ka vendin te “Levica”, duke mos u përgjigjur konkretisht se a do të marrim ose jo datë në dhjetor.

“Është e pa arsyeshme. Ne po përpiqemi që ta zgjidhim çështjen në mënyrë që të marrim datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Në qoftë se dikujt i duket kjo propagandë, atëherë e ka vendin te Levica”, tha Grubi.

Grubi dje tha se ekziston nismë franceze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Pas kësaj nga Ministria e Jashtme bullgare thane se nuk janë të informuar për një nismë të këtillë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey