Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, ndërsa për tragjedinë të ketë përgjegjësi

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka deklaruar se nga java e ardhshme pritet zhvendosje e disa funksioneve, pasi siç tha derisa fliste për sjelljen e kufomave të viktimave, përgjegjësi duhet të ketë për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Sa i takon fatkeqësisë, nuk do t’ia lemë rastësisë dhe të mos mësojmë se çfarë ka ndodhur dhe të japin llogari të gjithë përgjegjësit për tragjedinë. Nga kjo nuk ka ikje nga përgjegjësia. Shohim se hetimi është dinamik në Bullgari, por unë e kam thënë në seancë qeveritare se do të kërkojmë përgjegjësi edhe nga funksionarët dhe pas raportit do të ketë zhvendosje javën e ardhshme. Ai autobus kaloi disa herë në kufi, do të thotë ka shumë elemente korruptuese në mënyrën se si mundet një autobus i tillë të kalojë pesë vendkalime kufitare? Për këtë duhet të lëvizim sistemin me hetim themelor. Do ta thërras edhe Rufat Huseinin (drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Transport) në bisedë dhe pres informacione të detajuara”, tha Grubi në “24 Analizë”./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey