Grubi lavdëron Alternativën: I guximshëm hapi për të marrë përgjegjësi në këtë kohë

Zëvendëskryeministri i parë, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në ClickPlus në TV21 e ka vlerësuar lartë vendimin e partisë Alternativa që të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MEPSO-n në kohë të krizës shëndetësore dhe energjetike.

“Unë nuk i njoh personalisht kuadrot e Alternativës, por e konsideroj si shumë të guximshëm marrjen e përgjegjësisë në mes të krizës energjetike, në një resurs energjetik dhe dhe në krizë të shëndetësisë pikërisht pas Venko Filipçes. Uroj që të jenë po aq të suksesshëm siç janë pararendësit e tyre”, tha Grubi.

Se pse hoqi dorë BDI nga MEPSO, Grubi tha se “BDI nuk hoqi dorë, por MEPSO-ja ishte kërkesë e AAA-së”./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey