Grubi nga Çairi: Taravari, Sela, Gashi, Mickoski, Gruevski e Tarçulovski “Sun i vijn mbrapa” Ali Ahmetit

Sonte, BDI mban tubimin parazgjedhor në komunën e Çairit, ku para të pranishmëve ka folur edhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili tha se i gjithë ekzekutivi i qëndrojnë prapa Visar Ganiut dhe programit të tij zgjedhor dhe se së bashku do ta bëjnë Çairin vend edhe më të mirë, edhe më të blertë.

“Ju e dini se bashkë me shokët e qeverisë këtu, i kemi qëndruar prapa Visarit me të gjitha projektet, shkolla, salla, rrugë, kanalizime, ujësjellësa me çfarëdo qoftë projekti dhe çdo gjë që premton Visar Ganiu ka premtu Artani, ka premtu Bujari, ka premtu Izeti, ka premtu Fatmiri, Kreshniku, Nazimi të gjithë neve rresht sepse kështu na ka thënë Ali Ahmeti.” – potencoi Grubi në fjalimin e tij.

Ai ka thënë se ata (opozita) le të bëhen krejt bashkë e le të vijnë, me Taravar, me Selë, me Gash, me Mickoski, me Gruevski, me Tarçullovski, “Sun i vijn mbrapa” Ali Ahmetit.

“Ali Ahmetit i vjen prapa historia, Ali Ahmeti është në alean e rilindësve kombëtar, nuk ka tjetër,” është shprehur zëvendëskryeministri i parë Grubi.

https://www.tiktok.com/@artangrubi?referer_url=https%3A%2F%2Ftvfesta.live%2F&referer_video_id=7017904306691017990&refer=embed

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey