Grubi porosi BE-së: ‘Passwordi’ për integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë është Ukraina

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në Tiranë po ndjek punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, duke qenë kështu panelist në pjesën ku është disktuuar mbi temën “Rajoni, Europa, Siguria”.

“Zëri i bashkuar i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë palca kurrizore e frymës euroamerikane të rajonit tonë, me qasje konstituive dhe thelbësore në formimin e prioriteteve strategjike të vendeve tona për rajonin dhe për përfaqësimin e rajonit në politikat e integrimit të plotë”, është shprehur mes tjerave Grubi në fjalimin e tij.

Sipas tij, zëri i bashkuar i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë palca kurrizore e frymës euro-amerikane të rajonit tonë, me çasje konstituive dhe thelbësore në formimin e prioriteteve strategjike të vendeve tona për rajonin dhe për përfaqësimin e rajonit në politikat e integrimit të plotë.

“Megjithatë, për ne, integrimi europian është e vetmja alternativë. Alternativë tjetër nuk ka as Bashkimi Europian, përveç se ta integrojë rajonin urgjentisht. Sa më shumë largohet Brukseli, aq më shumë afrohet Moska. Sa më pak kemi Europë në Ballkan, aq më shumë krijohet fushëveprim për Rusinë. Ukraina nuk është larg dhe pasojat po i ndjejmë që të gjithë”, theksoi Grubi.

Sipas tij, solidarizimi sot me Ukrainën nënkupton padyshim edhe integrim pa asnjë vonesë të vetme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bashkë, të pandarë siç thotë dhe kjo motoja e juaj e kongresit sot.

“E shoh që Bashkimi Europian në fakt edhe ka humbur fjalëkalimin/passwordin për zbërthimin e lëmshit dhe nuk po e gjen dot sepse dikush e ka ndryshuar dhe në 50 ditët e fundit e këtej, e ky fjalëkalim është sot Ukraina, me U të madhe”, tha Grubi.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey