Grubi pret ambasadoren rumune Axinte: Meritojmë datë tani!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur
sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adela Monica Axinte.

Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë që japin dy vendet, derisa ambasadorja Adela Monica Axinte ka theksuar mbështetje të plotë nga vendi i saj për perspektivat europiane të vendit
tonë.

Në këtë drejtim, është vlerësuar se ekziston interes strategjik i gjithë rajonit dhe Europës që këto prespektiva të jenë si mesazh i fuqishëm që vendi ynë të vazhdojë më tej rrugën e reformave që janë në të mirë të
qytetarëve, e gjithashtu mbi realizimin e qëllimeve strategjike.

Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadoren Axinte për proçeset politike në vend, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e regjistrimit, kurse kanë biseduar për zgjedhjet lokale të cilat pritet
të mbahen diku në fund të vitit si dhe imunizimin që po bëhet në mbarë vendin.

Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Grubi dhe ambasadorja Axinte e kanë cilësuar si kontribut në sigurinë e gjithë rajonit, derisa kanë përshëndetur politikat zhvillimore të multikulturalizmit si një shembull në korniza të gjera.

“Qytetarë tanë dhe vendi ynë meritojnē dyaë tani për çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. I kemi bërë të gjitha dhe tani është rradha e Brukselit ta mban fjalën e vet”, tha Grubi.

Grubi dhe Axinte kanë diskutuar dhe mbi avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, transportit, turizmit, kulturës dhe arsimit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey