Grubi: Qeveria ia ndan pishinën Komunës Çair

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social facebook njoftoi opinionin se në seancën e sotme të 88-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua vendimi që pishina në rrugën Dizhonska në Çair me të gjitha objektet e saj përcjellëse të kalojë në pronësi të Komunës së Çairit dhe të vendohet kështu në funksion të plotë.

Sipas Grubit me këtë vendim do të fillojë rrugën e realizimit projekti për funksionalizimin e shumëpritur edhe të një hapësire rekreative sportive në shërbim të jetës cilësore të qytetarëve të Komunës së Çairit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey