Grubi sot për vizitë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive Artan Grubi sot do të qëndrojë për vizitë një ditore në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, Grubi do të ketë takim me liderët e partive politike, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj si dhe kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati. Bëhet e ditur po ashtu se temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey