Grubi takon presidenten Čaputová, kërkohet mbështetja Sllovake në rrugën drejtë BE-së

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Kovaçevski kanë pritur në takin presidenten e Sllovakisë, Zuzana Čaputová.

Grubi ka njoftuar se me Čaputován kanë biseduar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për përvojat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, aleancën në NATO dhe sfidat energjetike e të sigurisë.

Grubi mes tjerash ka shkruar se me Čaputován kanë diskutuar edhe për krizën ekonomike dhe energjetike dhe masat e ndërmara për tejkalimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me kryeministrin Kovaçevski pritëm sot në vizitë zyrtare presidenten e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Čaputová.

Diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Slovakisë, përvojat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, aleancën në NATO, sfidat energjetike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë, përfshirë dhe agresionin rus ndaj Ukrainës.

Falenderuam presidenten Čaputová për mbështetjen në rrugën e integrimit europian sepse punët e mira nuk bëhe..

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Kovaçevski kanë pritur në takin presidenten e Sllovakisë, Zuzana Čaputová.

Grubi ka njoftuar se me Čaputován kanë biseduar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për përvojat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, aleancën në NATO dhe sfidat energjetike e të sigurisë.

Grubi mes tjerash ka shkruar se me Čaputován kanë diskutuar edhe për krizën ekonomike dhe energjetike dhe masat e ndërmara për tejkalimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me kryeministrin Kovaçevski pritëm sot në vizitë zyrtare presidenten e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Čaputová.

Diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Slovakisë, përvojat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, aleancën në NATO, sfidat energjetike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë, përfshirë dhe agresionin rus ndaj Ukrainës.

Falenderuam presidenten Čaputová për mbështetjen në rrugën e integrimit europian sepse punët e mira nuk bëhen pa miq duke theksuar se procesi i anëtarësimit të vendit tonë filloi në një moment paksa kritik për arkitekturën e sigurisë europiane. Shprehëm pritshmëri nga vendet e familjes europiane për një qasje sa më dinamike drejt zgjerimit të BE-së.

Temë që u diskutua në këtë takim ishte dhe kriza ekonomike dhe energjetike dhe masat e ndërmara për tejkalimin e saj, pasiqë gjithë Europa do të ketë dimër të vështirë nga siguria e trazuar prej luftës në Ukrainë.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey