Gruevski sqaron bastisjet e policisë në banesën e tij

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në “Facebook” sqaron se organet represive të Qeverisë në ora 06:00 kanë bastisur banesën në të cilën siç shkruan ai, jetojnë bashkëshortja me dy fëmijët. “Nuk kanë pasur nevojë të bëjnë shqetësime të tilla ndaj familjes time dhe posaçërisht ndaj fëmijëve për shkak se edhe po të kërkonin do t’u jepej. Përveç nëse ky shqetësim nuk do të ishte një nga qëllimet”, shkruan Gruevski.

Gruevski sqaron se ai ka në pronë dy banesa të nënës së tij të blera me kredi para 20 viteve dhe se të njëjtin objekt banesor ka blerë edhe dy banesa të tjera.

“Nuk ekziston asnjë pronë e fshehur, banesë ose tokë. Nuk kam blerë, paguar dhe as shitur ndonjë vend, banesë ose ndonjë pronë tjetër dhe kjo mund të kontrollohet në kadastër. Nëna ime nuk ka asnjë banesë në Aerodrom. Ajo ka banesë në Kapishtes që është blerë me kredi në vitin 1984. Nuk ka asnjë banesë në emër të sekretares sime siç u shkrua në një pjesë të mediave”, thotë Gruevski. Sipas tij, Qeveria kryen trysni ndaj familjes së tij që t’i detyrojnë të jenë dëshmitarë të rremë duke përdorur metodat më brutale të kërcënimeve dhe kërcënime ndaj lirisë së tyre.

“Qëllimi është që të më akuzojnë për ndonjë pronë të fshehur dhe me këtë edhe për larje parash për të ‘dëshmuar’, larjen e parave”, shkruan mes tjerash Gruevski. Ai thekson se Qeveria ka aferat e veta kriminale, mospunë, dhe tradhti kombëtare.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey