Grujevski dhe Boshkovski dënohen me 30 vjet bashkërisht

screenshot_6-6-696x447-1-2

Dy të arratisurit, ish agjentët Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë dënuar me 30 vjet burg bashkërisht në rastin “Target-Fortesa” për përgjimet ilegale.

Që të dy do të vuajnë nga 15 vjet burg.

Agjentët kanë qenë lidhje me Sasho Mijallkovin dhe vetë i ka përgjuar të dëmtuarit nëpërmjet kompjuterit të vetë. Ai ka pasur edhe qasje deri te të gjithë numrat e telefonit që kanë qenë lëndë përgjimeve.

Edhe pse të arratisur në Greqi, u është gjykuar në mungesë për shkak se nuk është pranuar ekstradimi i disahertë që është kërkuar nga autoritetet e vendit, për shkak se të njëjtit paraprakisht janë amnistuar nga ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey