Grupi demokrat shkarkon Rudina Hajdarin, ja kush e zëvendëson

Grupi parlamentar demokrat shkarkon Rudina Hajdarin si kryetare.

Myslim Murrizi është zgjedhur kryetari i ri i grupit demokrat.

Rudina Hajdari është edhe pjesë e këshillit politik të reformës zgjedhore. Sot, deputeti Ralf Gjoni paralajmëroi largimin e deputetes Hajdari nga ky këshill.

Kjo është hera e dytë që Grupi i Demokratëve ndërmerr nismën për të larguar Hajdarin dhe me gjasa kësaj herë është përfundimtare.

Herën e parë deputetët u tërhoqën nga vendimi i tyre, pasi ligjvënësit e djathtë u përçanë me njëri-tjetrin, duke u ndarë në dy grupime.

Vendimi vjen një ditë pasi, Rudina Hajdari ka ashpërsuar tonet ndaj PS, PD dhe LSI në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey