Guardiola e pranon: S’kemi histori duke u krahasuar me Realin

Manchester City pret në “Etihad” Realin e Madridit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën përpara sfidës, tekniku spanjoll i anglezëve, Pep Guardiola, theksoi se kjo sfidë nuk duhet të nënvlerësohet dhe se lojtarët e tij duhet ta shijojnë momentin që ndodhen.

“Për të arritur në gjysmëfinale dy herë radhazi është e vështirë. Ka shumë skuadra të mira që nuk janë këtu dhe një ditë as ne nuk do të jemi. I kam thënë lojtarëve që ta shijojnë këtë moment. Ne nuk e dimë nëse do të jemi sërish në këtë pozicion. Ta shijojmë dhe të përpiqemi të jemi vetvetja në momente të këqija dhe të mira”.

Historia e të dyja skuadrave? – Historia është aty, ne nuk e ndryshojmë dot. Por do të jetë 11 kundër 11 dhe një top në lëvizje. Janë disa probleme që ne i kemi dhe ata jo.

Nëse e krahasojmë historinë tonë me atë të atyre, ne nuk kemi asnjë shans. Ne kemi dëshirë të përballemi me këto ekipe. Është një mundësi për t’u rritur. Njësoj sikur të luajmë me Bayernin ose Barcelonën ose shumë ekipe të tjera në këtë pozicion. Të arrish finalen është gjithmonë një mësim i mirë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey