Guardiola, pavarësisht dominimit, i pakënaqur: “Nuk sulmuam me ritmin e duhur”

Pas fitores (1-0) të skuadrës së tij në çerekfinalen e Champions League kundër Atlético Madrid, trajneri i Manchester Cityt, nënvizoi mangësitë në lojën sulmuese të skuadrës së tij.

Pep Guardiola, trajneri i Mancester Cityt, edhe pse fitoi 1-0 ndaj Atlético Madridit në çerekfinalen e pare për Champions League, nuk ka qenë i kënaqur. Pas ndeshjes ai ka analizuar dhe kritikuar lojën e të tijve, edhe pse e dominuan takimin.

Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë, i cili luajti 5-5-0. Ishte e vështirë për të gjetur hapësira. Ishim të duruar, por nuk sulmuam me ritmin e duhur. Për fat të mirë, ne shënuam.

Është një rezultat i mirë, por mund të kishim shënuar edhe një gol të dytë, gjithsesi, si 1-0 ose 2-0 nuk ndryshon shumë përpara se të shkojmë në Madrid,”- u shpreh Guardiola.

“Phil Foden? Ai ka cilësi të veçanta, gjithmonë e çon topin përpara. E dinim se do të kishim nevojë për të dhe Gabriel Jesus për të rritur shpejtësinë kur loja të ngadalësohej pak. E bënë dhe ishin shumë të mirë. Nuk e di se çfarë të pres nga Atletico në ndeshjen e kthimit?

Mbi të gjitha, ne duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë për të sulmuar më mirë,”- deklaroi trajneri i Manchester Cityt, të cilët udhëheqin Premier Leaguen, por që nuk i fshehin ambiciet edhe për Champions League.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey