Guri i lashtë Viking, paralajmëron “kataklizmën” klimatike (FOTO)

Një prej gurëve më të famshëm të lashtë në botë, i vendosur nga vikingët, mendohet se mund të ketë qenë një lloj paralajmërimi për një krizë klimatike në Suedi. Guri “Rök”, i vendosur në shekullin e 9-të pranë liqenitVättern, në juglindje të këtij vendi, ka gdhendjet më të gjata runike në botë; faqet e tij i mbulojnë më shumë se 700 runa, të konsideruara pjesë e alfabetit të vjetër Viking.

Besohej se ky gur ishte ngritur për nder të një djali të vdekur, megjithatë kuptimi i saktë i tekstit nuk qe zbardhur ndonjëherë plotësisht për shkak se disa pjesë të tij mungojnë, e përmban edhe shkrime në forma të ndryshme nga ato kryesoret.

Kërkuesit e tre universiteteve suedeze tani dyshojnë se gdhendjet janë më shumë një aludim ndaj një periudhe dimri ekstrem dhe thone se njeriu që e ngriti në kujtim të fëmijës së vdekur, ka dashur ta vendosë fatkeqësinë e tij në një perspektivë më të gjerë: atë të frikës së një krize të re klimatike të ngjashme me katastrofën e shënuar në vitin 536 para Krishtit.

Kriza e atëhershme besohet të ishte shkaktuar nga një seri shpërthimesh vullkanike, që patën një ndikim dramatik mbi klimën dhe shkaktuan ulje të ndjeshme të temperaturave.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey