Haaland i jep ultimatum Dortmundit

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, i ka vendosur ultimatum skuadrës së tij pas dështimit ndaj Koln këtë fundjavë.
Dortmundi barazoi 2:2 në udhëtim te Kolnu, që është duke luftuar për mbijetesë. Kjo e ka nervozuar tejmase sulmuesin norvegjez, i cili u largua drejt e në zhveshtore pas përfundimit të ndeshjes.
Siç raporton AS, Haaland i ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se nëse nuk arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ai do të largohet pa menduar dy herë.
Dortmund është në pozitën e pestë në tabelë, katër pikë larg pozitës që të dërgon në LK sezonin e ardhshëm, që mbahet nga Frankfurt.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey