Haj medet, edhe opozita në valle të deleve të përqindjes në Maqedoni!

Ferat Nesimi

Haj medet ç’po i ndodh miletit!.. Edhe opozita në valle të deleve të përqindjes!

Të luash apo të kërcesh në vallen e përqindjes! Ndërsa gajdexhinjtë e ndërrojnë mejkamin sipas sasisë së vallëzuesve. Thjesht pra qenkemi numra. Sikurse të ishim dele.

Sa lesh do të dilte nga qethja sezonale?!. Sa mish do të ndukej për ujqërit e luginave apo bujarëve e kolltuqeve! Deri në çfarë përqindje do të blegërinim në gjuhën e deleve derisa kopetja e qengjave çdo ditë eksportohen në tregjet perëndimore!

Po! Atje ata, bijtë tanë të dashur e të edukuar me butësinë e thithjes në dy nëna!..morën epitetin JOREZIDENT! Ndërsa ne që mbetemi këtu, (R)REZI(L)DENT. Lehtë do të konstatohet se, ska çka na duhet! Vetëm na duhen paratë e tyre. Por ja që na dolën punët ndryshe! Ata, pra, nuk kanë peshë! Ashtu siç nuk pushon guri në vendin e vet. Askujt nuk i interesonte se për çfarë u ndërpre regjistrimi i tyre?!. Apo nga që i përkasin opozitës dhe përbëjnë rrezik potencial për rehatinë bujarëve të kombit të kolltuqeve ! Ju siguroj se nuk ju rrëzon askush nga kolltuku! Të tjerët janë jorezidentët.

I vetmi rrezik është numri dhe mundësia e vallëzimit me bajrak tjetër, ndoshta ai bullgarë apo serb, por muzika e gajdes është ballkanase. E njohur për vallëzues të përkushtuar!

Hyni të gjithë në valle! Është melodia e deleve që blegërinë. Do për t’u qethur, do për t’u mjelur ndërsa do blegërinë për qengjat e eksportuar për të cilët jemi në gjendje të flijohemi kurban.

Përfundimisht ju bëj rixha! Thuaj mjaft më! Nuk humbet Kërçova sot! Por është humbur që atëherë kur u bëmë populli i përqindjes! Nuk është fitorja e Gazi Babës se ka fituar të drejtën e dy gjuhësisë përmes maternitetit apo me veprimtarinë e krevatit dhe se dikush do vendoska të të japë diçka që ta ka uzurpuar dhe që të takon natyrshëm. Apo, regjistrimi është në nivelin republikan!
Poqese sqarojmë edhe në gjuhën e përqindjes dhe duhet të vlejë në gjithë territorin për të cilin paguajmë me djersë e me gjak. Ne nuk lypim të drejta! Neve ato na takojnë. Ne kemi njerëzit tanë në të gjitha nivelet e pushtetit edhe ekzekutiv! Ne kemi tre universitete. Ne kemi akademik! Ne kemi kretatar parlamenti! Ne kemi patur ministra drejtësie e arsimi! Ne kemi ministra financash dhe ekonomie! Ne kemi patur edhe ministër mbrojtjeje dhe të punëve të brendshme! Por të përkushtuar për faktorizimin e të ashtuquajturit padronët e shtetit që vetëm ne kemi dalldisur me çdo kusht ta shpëtojmë nga shpërbërja nga fqinjët bullgarë.

Ndërsa çfarë na kurdisin bashkëqytetarët e përqindjes jo 20-she!
Ndoshta jemi dele por jo edhe të durojm zhigosje nga bastardët e papërcaktuar të cilët as që e dinë se çfarë malukati janë…
As bishë e as peshk.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey