Hajdutët zbulojnë padashur mbetjet njerëzore, ilaçet e rrezikshme

Pjesë trupash dhe dengje me ilaçe të rrezikshme ishin lënë të kalbeshin në një fabrikë pajisjesh mjekësore për më shumë se një vit, derisa u zbuluan nga dy hajdutë, të cilët u ekspozuan ndaj lëndëve tepër të rrezikshme.

Beri Uotson, 36 vjeç, dhe Xhemi pollard, 30, kishin hyrë në ndërtesë me shpresën që të merrnin ilaçet mjekësore që ishin lënë aty.

Por pasi dolën, u desh t’i nënshtrohen terapisë së dekontaminimit, pasi ishin ekspozuar ndaj lëndëve tepër të rrezikshme.

Mbetjet klinike dhe njerëzore ishin lënë pas nga kompania private e cila e kishte humbur kontratën me shtetin në vitin 2018, dhe kishte shpallur falimentimin./TCH

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey